Flash

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Lapsi.al 7 January 2024
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 m. Reshje dëbore ka pasur në segmentin rrugor Dardhë - Boboshticë ku trashësia ka shkuar deri në 5-6 cm.

Borëpastrueset kanë dalë në terren duke vijuar punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në mënyrë shkrirjen e dëborës.

Reshje dëbore më intensive ka pasur në lartësitë mbi 1200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisës së Korçës. Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Vithkuqit.

Sakaq mësohet se edhe segmentet e tjera janë përfshirë nga reshjet e shiut, por kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI