Flash

Halle Bailey, nënë për herë të parë

Lapsi.al 7 January 2024
Halle Bailey, nënë për herë të parë

Halle Bailey njoftoi së fundmi ardhjen e djalit të saj, të quajtur Halo, përmes një postimi në Instagram.

Një byzylyk i skalitur  me "Halo" i vendosur në dorën e të porsalindurit konfirmoi emrin e tij.

“Edhe pse jemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim. "Bota mezi pret të të njoh ty",  shkroi ajo.

Lajmin emocionues në faqen e tij në Instagram me të njëjtën foto e ka ndarë edhe i dashuri i saj prej kohësh, reperi DDG.

"Bekimi im më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar," shkroi ai në mbishkrim.

Aktorja nuk e konfirmoi kurrë shtatzëninë e saj, pavarësisht spekulimeve për muaj të tërë. Madje, ajo u tha fansave që ta “lënë të qetë” në një video në rrjetet sociale që shpërndau në nëntor 2023.

Aludimet u nxitën akoma më shumë në shtator 2023 kur Bailey, 23 vjeç, mori pjesë në MTV VMA me një fustan portokalli të gjerë që fshihte barkun e saj.

“Halle qëndroi larg tapetit rozë në mënyrë që të mos fotografohej, dhe kur ishte brenda, ajo ishte shumë e kujdesshme në mënyrën se si i përqafonte dhe kë”, tha një burim i brendshëm për Page Six në atë kohë.

"Fustani ishte një tregues që ajo po përpiqej ta fshihte," vazhdoi burimi. "Ajo mbante distancën e saj kur dikush afrohej shumë dhe jepte më shumë shtrëngime duarsh sesa përqafimet e saj [të zakonshme]."/Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e "Mary Poppins"

Glynis Johns, e cila luajti Winifred Banks në "Mary Poppins", ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Aktorja vdiq nga shkaqe natyrale në një shtëpi kujdesi ...

14:35

Vëllai i Angelina Jolie, James Haven, zbuloi se ai u bë mbrojtës ndaj fëmijëve të saj pas ndarjes së aktores nga Brad Pitt. Kur u pyet nga bashkë-prezantuesj...

14:31

Zbulohen prezantuesit e Globen Globes

Të enjten, Globes njoftoi raundin e dytë të prezantuesve për shfaqjen e shumëpritur të çmimeve, një formacion që përfshin aktorë, humoristë dhe muzikantë të lis...

18:51

Rikthehen Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë nxitur së fundmi aludimet se janë rikthyer sërish bashkë pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre. Burim...

16:52

Joe Jonas në një romancë dashurie?

Joe Jonas u pa duke u larguar nga i njëjti aeroport në Cabo San Lucas, Meksikë, me modelen Stormi Bree në mes të divorcit të tij nga Sophie Turner. Në fotot ...

16:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI