Flash

Humb jetën në aksident në Itali 32-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 5 January 2024
Humb jetën në aksident në Itali 32-vjeçari shqiptar

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites së kësaj të premteje në Itali. Ngjarja ndodhi në zonën Selva Piana të Mosciano Sant'Angelo në Teramo.

Rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën udhëtonte 32-vjeçari, u përplas në një kryqëzim me një makinë Audi A3 që drejtohej nga një djalë 25-vjeçar italian. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Me dhënien e alarmit, Forcat e Zjarrfikësve dhe personeli mjekësor shkuan në vendin e ngjarjes. Pavarësisht masave, i riu shqiptar ndërroi jetë për shkak të traumës së rëndë. Ndërsa 25-vjeçari mbeti i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Giulianova. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjenden të pajetë dy persona në Vlorë

Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë. Sipas policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. ...

17:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI