Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

U plagos natën e Vitit të Ri me plumb qorr në Tiranë, kërkohet transferimi në Itali i gruas 51-vjeçare

Lapsi.al 3 January 2024
U plagos natën e Vitit të Ri me plumb qorr në Tiranë,

Familja e shtetases italiane e cila u plagos nga një plumb qorr natën e Vitit të Ri kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Avokati i familjes së gruas, e identifikuar me inicialet A. K., 51 vjeçe ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë nga 'Spitali Universitar i Traumes' në Tiranë drejt Pulias.

“Klientja ime është e vetëdijshme. Sipas mjekëve, jeta e saj është jashtë rrezikut. Kërkojmë ndërhyrje nga institucionet vendase, për shembull rajoni i Pulias, për të lejuar transferimi i gruas me ambulancë ose avion”- është shprehur avokati Leonardo Candeloro për mediat italiane.

Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024.

Në njoftimin e saj të shpërndarë paraditen e 1 janarit policia informoi se dyshonte se plaga mund të ishte shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ishte identifikuar burimi i zjarrit.

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" informoi policia e Tiranës atë ditë.

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë. Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ...

13:59

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI