Flash

“Ra nga pema”/ Italiania rrëfen si u plagos me plumb qorr natën e Vitit të Ri në Tiranë

Lapsi.al 3 January 2024
“Ra nga pema”/ Italiania rrëfen si u plagos me plumb qorr

51-vjeçarja italiane që u plagos nga një plumb qorr pak minuta pas hyrjes së 1 janar është pyetur në Spitalin e Traumës këtë të mërkurë nga hetuesit. Ajo ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në Bulevardin “Zogu i parë” në momentin që diçka ka rënë nga pemët dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhej fjalë për plumb.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës, por ende nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Zogu I, rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024.

Në njoftimin e shpërndarë paraditen e 1 janarit policia informoi se dyshonte se plaga mund të ishte shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia por ende nuk ishte identifikuar burimi i zjarrit.

“Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” - informoi policia e Tiranës atë ditë.

Mediat raportuan se edhe një pesro i dytë u plagos nga një plumb qorr në zonën e ish-Piramidës në të njëjtën natë, por policia nuk e ka konfirmuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Papa Francesku me plis shqiptar

Plisi shqiptar ka qenë në mode vitin që lamë pas. Një prej tyre ka përfunduar edhe në duart e Papa Franceskut. Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqipon...

20:51

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI