Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Berisha: Falangat e partisë së krimit kishin planifikuar eleminimin e kandidatit të PD në Has

Lapsi.al 3 January 2024
Berisha: Falangat e partisë së krimit kishin planifikuar eleminimin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga dritarja e banesës së tij, ku ju drejtua me nje fjalim mbështetësve që po protestonin. Ai denoncoi se në SPAK ka një dosje, ku sipas tij është plani për eliminimin fizik të kandidatit të Partisë Demokratike në Bashkinë Has, Miftar Dauti. Megjithatë, lidhur me denoncimin e tij, Berisha nuk dha detaje të tjera.

"Në këtë betejë iu garantoj se ne jemi shumica sepse shumica e shqiptarëve janë për pluralizimin politik. Megjithatë për momentin është sundimi i saj. Të dashur miq Ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe SKAP-in si organizatë kriminale. Sot do t'ju them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike. Supervlerë të gjithë ne kemi votën e lirë. Nëse Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi, Gjiknuri, Manja, janë vrasës të saj në terren. Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosje që nuk i hapin kurrë. Këta janë laro, armiq të lirive tuaja dhe të shqiptarëve. Këta për ata që ndajnë me kriminelët në qeli, janë gati të shkelmojnë mbi votën. Vetëm pak muaj më parë në zyrat e Altin Dumanit, mbërrin dosja ku dëshmohet se falangat e partisë së krimit meqenese nuk mund të fitonin Hasin, kërkonin që të eliminonin kandidatin e Partisë Demokratike", tha ai.

Pas shtrëngimit me masë sigurie "arrest shtëpie", Sali Berisha iu shfaqet mbështetësve të tij nga apartamenti ku po qëndron.

Të këshilluara

Shkrumbohet makina në rrugën Fier-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë. Gazetari Enea Verria raporton se pas ngjarjes së ...

13:59

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI