Flash

Sara Hoxha zbulon detaje rreth "Big Brother Albania 3"

Lapsi.al 2 January 2024
Sara Hoxha zbulon detaje rreth "Big Brother Albania 3"

Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi detaje rreth edicionit të tretë të "Big Brother Vip Albania".

E ftuar në emisionin  “Më lër të flas”, Sara fillimisht konfirmoi se këtë vit reality-show do e moderojë Ledion Liço. “Po, Ledioni do të moderojë “BBVA 3”, tha Sara duke cekur gjithashtur dhe rikthimin e tij në ekran."Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkesë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni. Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale.  Historia jonë është shitur si historia e Hirushes që u martua me një nga pronarët e filmit që punonte dhe jeta e tij do të shkonte vaj.  Por një njeri që ka pasur ëndrrat e tij të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur “Amerikën” e tij dhe jetën e tij në Top Channel, që ka punuar për 20 vite.

Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim.  Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza, super personazhe, kështu që na ndiqni”, – u shpreh ajo mes të tjerave.

Të këshilluara

Ndalohet shitja e Apple Watch në SHBA

Versionet më të reja të Apple Watch janë ndaluar nga shitja në SHBA për shkak të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit. Ndalimi është rezultat i një ...

15:07

Olta Gixhari, nënë për herë të dytë

Olta Gixhari  zbuloi së fundmi se është në pritje të ëmbël. Aktorja ndau me publikun lajmin në natën finale të “Dancing with the stars”. "Jam në pritje të ëm...

14:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI