Flash

Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas motorin, plagośen burrë e grua

Lapsi.al 2 January 2024
Aksident në rrugën Korçë-Bilisht/ Makina përplas

Një aksident i rëndë ka nodhdur në aksin Korçë - Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Sipas burimeve për SYRI-n, mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motorr.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës pasi kanë marrë dëmtime dhe fraktura në trup.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Detaje nga policia: 

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip "Isuzi" me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI