Flash

Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit të Këngës”

Lapsi.al 1 January 2024
Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit

Elsa Lila ka reaguar ndaj pjesëmarrjes në "Festivalin e Këngës".Përmes rrjetit të saj social, Instagram, artistja ka falenderuar mbështetësit e saj.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë!  Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura!

Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falenderoj çdo sekondë!

Ju dua  Elsa!”, shkroi ajo.

Edicioni i 62 i “Festivalit të Këngës” nisi më 19 dhjetor dhe përfundoi më 22 dhjetor. Juria e këtij festivali shpalli Mal Retkocerin dhe këngën "Çmendur" si fituese të vendit të parë, ndërsa përmes votave të publikut, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision do të jetë Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”.

 

Të këshilluara

Olta Gixhari, nënë për herë të dytë

Olta Gixhari  zbuloi së fundmi se është në pritje të ëmbël. Aktorja ndau me publikun lajmin në natën finale të “Dancing with the stars”. "Jam në pritje të ëm...

14:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI