Flash

E rëndë në Gjermani/ I riu shqiptar vritet me thikë pas sherrit me një kurd

Lapsi.al 31 December 2023
E rëndë në Gjermani/ I riu shqiptar vritet me thikë pas

Një ditë para natës së ndërrimit të viteve, një i ri shqiptar është vrarë në Gjermani pas një sherri me një 30-vjeçar kurd.

Sipas tabloidit gjerman Bild mes tyre pati një debat të ashpër që solli përleshjen fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari nga Shqipëria.

Mësohet se ngjarja ndodh jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.

Të riut iu dha ndihma e parë nga punonjësit e emergjencës, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.

Të këshilluara

Nga nesër Kosova pa viza në zonën Shengen

Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duh...

11:53

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI