Flash

Vrasẽsi i Ardian Nikualjt, drejt ekstradimit nga Maroku në Shqipëri

Lapsi.al 29 December 2023
Vrasẽsi i Ardian Nikualjt, drejt ekstradimit nga Maroku në Shqipëri

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, pritet që brenda këtij viti të ekstradohet në Shqipëri.

News24 mëson se një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë. Burime nga policia bëjnë me dije se mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani. Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.

Të këshilluara

Avokati i Belerit: Procesi me dy standarde

Në seancën e sotme në ngarkim të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga pro...

14:07

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI