Flash

Vajza e Paul Walker konfirmon ndarjen pas aludimeve

Lapsi.al 29 December 2023
Vajza e Paul Walker konfirmon ndarjen pas aludimeve

Meadow Walker dhe Louis Thornton-Allan po i japin fund martesës së tyre.

Ish-çifti e bëri njoftimin në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale të mërkurën, duke e quajtur ndarjen një "vendim të përbashkët".

“Deklaratë nga ne të dy”, nisi mesazhi i vajzës së të ndjerit Paul Walker. "Pas tre viteve të mrekullueshme të martesës, ne kemi marrxë vendimin  për t'u ndarë miqësisht. Ky është me të vërtetë një vendim i përbashkët dhe sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne ruajmë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin."

Meadow, 25 vjeç dhe Thornton-Allan, 26 vjeç, u martuan në tetor 2021 me një dasmë buzë plazhit në Republikën Domenikane. Aktorët e Fast & Furious, Vin Diesel dhe Jordana Brewster, ishin mes të pranishmëve. Në fakt, ishte Diesel ai që  e shoqëroi drejt altarit Meadow.

Dyshka konfirmuan publikisht romancën e tyre në korrik 2021 dhe shpallën fejesën e tyre një muaj më vonë. Në fillim të këtij viti, Thornton-Allan ishte në krah të gruas së tij në premierën e Fast X teksa ajo i bëri homazhe babait të saj.

“Gjithmonë kam menduar të nderoj babanë tim [në një film Fast] vetëm sepse është një pjesë kaq e madhe e jetës së tij dhe jetës sime,” tha akppër ET në maj. "Por unë po prisja momentin e duhur. Doja të ishte diçka super e vogël dhe e thjeshtë. E di, këtë do të dëshironte babai im. Babai im ishte gjithmonë i përulur, shumë i thjeshtë. Unë lashë gjurmën time të vogël dhe këtë mund ta ndaj gjithmonë me të."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vanessa Bryant akuzohet për racizëm

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, është akuzuar për racizëm nga një personalitet i shquar i internetit. Kobe, i cili ishte me ngjyrë, u nda nga jeta në v...

17:39

Cardi B mohon rikthimin me Offset

Cardi B së fundmi ka reaguar ndaj aludimeve se u rikthye me burrin e saj, Offset, pasi çifti u ribashkua për Krishtlindje me fëmijët e tyre. Një artikull vir...

17:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI