Flash

Gypsy Rose Blanchard shfaqet në publik pas lirimit nga burgu

Lapsi.al 29 December 2023
Gypsy Rose Blanchard shfaqet në publik pas lirimit nga burgu

Gypsy Rose Blanchard është parë për herë të parë që nga lirimi nga b*rgu.

Fotografët panë Blanchard duke dalë nga dhoma e saj e hotelit të enjten në Chillicothe, Missouri, së bashku me bashkëshortin Ryan Scott Anderson. Blanchard mund të shihej duke mbajtur çanta me ushqime. Lirimi  i saj vjen tetë vjet pasi ajo u deklarua fajtore për vrasjen e shkallës së dytë të, Dee Dee Blanchard. Ajo vuajti një dënim prej 10 vitesh.

Vrasja e Dee Dee në vitin 2015 erdhi pasi ajo besohej se kishte shkaktuar abuzime me vite të tëra mbi vajzën e saj për shkak të një çrregullimi të rrallë në të cilin një kujdestar ekzagjeron ose shkakton sëmundje tek një fëmijë për vëmendje dhe simpati.

Vetëm disa ditë para lirimit,  Blanchard i tha People se ishte penduar që komplotoi me të dashurin e  atëhershëm, Nicholas "Nick" Godejohn, vrasjen e nënës së saj. Nick, i cili vrau Dee Dee në shtëpinë e saj ndërsa Blanchard priste në banjë, mori një dënim të përjetshëm për krimin.

"Askush nuk do të më dëgjojë kurrë të them se jam e lumtur që ajo ka vdeekur ose jam krenare për atë që kam bërë. Më vjen keq çdo ditë," rrëfeu Gypsi. "Ajo nuk e meritonte këtë. Ajo ishte një grua e sëmurë dhe për fat të keq unë nuk isha aq e arsimuar për ta parë këtë. Ajo meritonte të ishte këtu ku jam unë, ulur në burg."

Historia e tmerrshme e Blanchard ishte subjekt i një serie Hulu të vitit 2019, The Act, dhe një dokumentari të HBO-së të vitit 2017, Mommy Dead and Dearest. Historia e saj e jetës do të shfaqet sërish në serialin e ardhshëm dokumentar Lifetime, The Prison Confessions of Gypsy Rose Blanchard, premierë më 5 janar./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vanessa Bryant akuzohet për racizëm

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe, është akuzuar për racizëm nga një personalitet i shquar i internetit. Kobe, i cili ishte me ngjyrë, u nda nga jeta në v...

17:39

Cardi B mohon rikthimin me Offset

Cardi B së fundmi ka reaguar ndaj aludimeve se u rikthye me burrin e saj, Offset, pasi çifti u ribashkua për Krishtlindje me fëmijët e tyre. Një artikull vir...

17:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI