Flash

Ambasadori amerikan: Dialogu Prishtinë-Beograd mbyllet me njohjen e Kosovës!

Lapsi.al 29 December 2023
Ambasadori amerikan: Dialogu Prishtinë-Beograd mbyllet me njohjen e

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, e bëri të qartë se Uashingtoni pret që gjatë vitit 2024 Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, e këtu përcolli dhe një mesazh për veshët e Beogradit: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.

“Në 2024, shpresojmë të shohim një përparim real, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë këtu lëvizjen drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, teksa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Zbatimi i Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të zbatimit paraqet një hap madhor drejt asaj të ardhmeje”, u shpreh Hovenier.

Kosova dhe Serbia e arritën në 27 shkurt në Bruksel, Marrëveshjen Bazë, dhe paskësaj në Ohër u pajtuan edhe me Aneksin e zbatimit të saj, i cili megjithatë, nuk ka filluar ende.

Ujdia prej 11 nenesh parashikon mes të tjerash edhe një nivel vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i vënë në jetë po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI