Flash

SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO jep sot vendimin për Berishën

Lapsi.al 28 December 2023
SPAK kërkon ‘arrest shtëpie’, GJKKO jep sot vendimin

Jepet sot vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore.

Pas dy seancave të shtyra në GKKO, sot pritet të zhvillohet e treta, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dy seancat e shkuara janë shtyrë për shkak të kërkesës së avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë kjo e rrëzuar nga Apeli, por edhe pasi kanë kërkuar më shumë kohë për t’i njohur me provat e reja, që e shtynë SPAK të kërkojë një masë më të rëndë sigurie.

Ndërkohë, avokatët e Berishës kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Në orët e mesditës, avokatët e Berishës kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Seanca e djeshme u shty për sot për në orën 15:00, ndërsa avokatët e Berishës nuk hoqën dorë dhe dorëzuan sërish një kërkesë ku kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

Kujtojmë se avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili akuzohet korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Të këshilluara

BIRN: Viti 2023, më i keqi për median

Një punëtor u vra në një atentat me armë që vijon të mbetet i pazbardhur ndërsa gazetarët shqiptarë u përballën me dhunë fizike, kërcënime e padi ndërsa mediat ...

14:31

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI