Flash

Humb jetën mjeku shqiptar në Itali/ Ambulanca u përplas me një autobus

Lapsi.al 27 December 2023
Humb jetën mjeku shqiptar në Itali/ Ambulanca u përplas me

4 persona humbën jetën menjëherë ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në tunelin “Ca' Gulino” në autostradën mes Urbinos dhe Fermignano në Itali. Një ambulancë e Kryqit të Kuq u përplas kokë më kokë me një autobus të mbushur me fëmijë dhe shoqërues të tyre në një ekskursion të organizuar nga kisha.

Nga përplasja e fortë, ambulanca ka shpërthyer në flakë duke bërë që të humbin jetën të gjithë të 4 personat që ndodheshin në të. Mes tyre është edhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha, 40 vjeç. Viktimat e tjera janë italianë, një infermiere, shoferi dhe pacienti 80-vjeçar që po dërgohej në spital. Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros (2 fëmijë dhe 2 shoqërues) ndërsa 3 në spitalin e Urbinos (2 fëmijë dhe 1 shoqërues).

Lëndimet e tyre thuhet se janë të lehta dhe tashmë kanë nisur procedurat e daljes së tyre nga spitali. Fëmijët e tjerë që udhëtonin me autobus u transferuan në një automjet tjetër të vënë në dispozicion nga organizatorët e udhëtimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë shihet se ambulanca kishte kaluar në krahun e kundërt të rrugës në një kthesë brenda tunelit. Megjithatë, do të jenë hetimet e kryera nga policia rrugore që do të japin qartësi përfundimtare të dinamikës. Autostrada u mbyll për disa orë për shkak të aksidentit pasi tuneli u mbush me tym. ©LAPSI.al

Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 2

Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 3

Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 4Fotogallery - Incidente nella galleria di Urbino: morti - foto 5

Scontro tra pullman e ambulanza in galleria a Urbino - RIPRODUZIONE RISERVATA

Të këshilluara

Aktakuzë e re për vrasjen e Ivanoviç

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. M.M, pjesëtar ...

19:10

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI