Flash

Bryan Tanaka konfirmon ndarjen nga Mariah Carey

Lapsi.al 27 December 2023
Bryan Tanaka konfirmon ndarjen nga Mariah Carey

Bryan Tanaka konfirmoi se ai dhe Mariah Carey i kanë dhënë fund lidhjes.

“Me emocione të përziera, e ndaj këtë përditësim personal në lidhje me ndarjen time miqësore nga Mariah Carey pas shtatë vitesh të jashtëzakonshme së bashku”, shkroi kërcimtari në Instagram të martën.

“Vendimi ynë për të nisur shtigje të ndryshme është i ndërsjellët, dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me një ndjenjë  mirënjohjeje për kohën e paçmuar që kemi ndarë.”

Tanka, i cili filloi të takohej me këngëtaren e "Fantasy" në vitin 2016, tha më tej se do të mbajë afë zemrës "kujtimet" dhe "bashkëpunimet artistike" të tyre.

“Përkushtimi i Mariah ndaj familjes së saj dhe përkushtimi  ndaj zanatit të saj na kanë frymëzuar gjatë udhëtimit tonë të përbashkët,” vazhdoi ai.

“Dua të shpreh dashurinë dhe vlerësimin tim për Mariah dhe fëmijët e saj të jashtëzakonshëm, ngrohtësia dhe mirësia e të cilëve e pasuruan jetën time.

Thashethemet për ndarjen e Carey dhe Tanaka u shfaqën fillimisht në kohën kur krijuesja e hitit shkoi në udhëtimin e saj vjetor në Aspen, Colo. vetëm në fillim të këtij muaji.

Një burim konfirmoi për Page Six më 20 dhjetor se të dy u ndanë sepse Tanaka, i cili është 14 vjet më i vogël se Mariah donte një familje.

Këngëtarja e "Touch My Body" ndan binjakët Moroccan dhe Monroe, 12 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i “Parasite”

Aktori i  "Parasite" Lee Sun-Kyun i ka dhënë fund jetë në moshën 48 vjeçare. Sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, aktori u zbulua të martën në një makinë në nj...

14:19

Ndahet nga jeta aktori Kamar de los Reyes

Aktori Kamar de los Reyes ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare. Sipas raporteve të shumta, Reyes vdiq të dielën në Los Angeles, Kaliforni, pas një beteje me...

18:10

Princ Harry së shpejti një libër të ri

Princi Harry thuhet se është duke punuar në publikimin e një libri të ri, por ai nuk do të jetë si "Spare". Kujtimet shpërthyese të cilat u publikuan në jana...

19:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI