Flash

SPAK kërkon izolim total për Berishën: Të komunikojë vetëm me familjarët

Lapsi.al 26 December 2023
SPAK kërkon izolim total për Berishën: Të komunikojë

- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për GJKKO-në ndaj kryedemokratit Sali Berisha është zbardhur. Mësohet se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së, që Berisha të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë që gjithashtu kërkojnë që t'i ndalojnë komunikimin me mediat si dhe me persona të tjerë. Sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet që të komunikojë vetëm me familjarët që ndodhen në shtëpi me atë.

“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të këshilluara

Nga Shqipëria po ikin edhe veterinerët

Në tre vitet e fundit rreth 8% e mjekëve veterinerë kanë emigruar nga vendi me qëllim punësimin jashtë. Në total, në vend numërohen 1,220 mjekë veterinerë. P...

16:13

Plagosje me thikë në Mamurras

Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup. Ai ka dëshmuar në polici se një person i paidentifikuar e ka qëll...

16:04

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI