Flash

Si të mbrohemi nga vjedhja e "password" të e-mail apo Instagram-it

Lapsi.al 26 December 2023
Si të mbrohemi nga vjedhja e "password" të e-mail apo

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë gazetari i teknologjisë në “Geek Room”, Brenton Bënja, i cili ka dhënë disa këshilla që njerëzit mos të bien viktima e vjedhjes së ‘password’-it ose ‘account’-it.

“Po, ka një lloj vigjilence në këtë anë dhe duhet thënë që ka disa raste të tjera që duhet të kemi akoma më shumë kujdes. Nuk është shenja e gishtit, ajo që bëri lajm për momentin, kryesisht duhet të kemi kujdes tek ‘password’-et që ne vendosim. Po çfarë duhet të keni parasysh në këto raste?

Duhet të ruajmë shumë mirë ‘email’-in dhe të gjitha rrjetet tona sociale nëpërmjet disa këshillave që mund t’ju jap. Së pari, ‘password’-i duhet të jetë relativisht i gjatë. Duhet të jetë i përbërë nga germa, numra dhe karaktere, pra duhet të jetë një germë e madhe, disa numra, në mënyrë që identifikimi apo në rast se bie në dorën e një haberi, identifikimi i këtij ‘password’-i do të jetë shumë i vështirë.

Së dyti, për të gjitha rrjetet tona sociale është shumë mirë që të aktivizojmë “two factor authentication”, pra është një mënyrë e dytë sigurie që të bënë ty që edhe nëse një haker ka ‘password’-in tënd të Instagram-it, kjo llogari është e lidhur direkt me numrin tënd të telefonit dhe ty të vjen në mesazh, një ‘sms’. Që do të thotë, edhe nëse dikush e ka ‘password’-in e Instagram-it tënd, akseson, je ti që të vjen kodi i ‘sms’ në telefon”.

"Two factor authentication” është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm. Nëse dikush ka Instagram dhe merakoset jashtëzakonisht shumë për sigurinë e Instagram-it, Instagrami përveç këtyre dy mënyrave që ne sapo folëm, ka prezantuar edhe një mënyrë tjetër ku ti mund të vendosësh dy shokë, që mund të jenë dy familjarë, kanë një llogari tjetër në Instagram dhe janë këto kontaktet e besueshme. Që do të thotë, në rast se ty të vidhet ‘password’-i jot, atëherë janë këto dy persona, që në emrin tënd kanë të drejta të kërkojnë rikthimin e ‘password’-it” - tha ai. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI