Flash

Në makinë me heroinë dhe kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 December 2023
Në makinë me heroinë dhe kokainë, arrestohet

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me kokainë dhe heroinë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. A.

Detaje nga policia: 

Mbante lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, në automjetin që kishte parkuar në lagjen nr. 1, me qëllim shitjen në këtë zonë, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen lëndët narkotike, mjetet, një automjet dhe një celular.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan një tjetër episod të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Nga kontrolli në automjetin e shtetasit K. A., të parkuar në lagjen nr. 1, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, që posedoheshin nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Lëndët dhe mjetet u sekuestruan si provë materiale, bashkë me automjetin dhe me celularin e këtij shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI