Flash

Berisha kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, zbulohet gjyqtarja që do vendosë

Lapsi.al 26 December 2023
Berisha kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, zbulohet gjyqtarja

Vendimi mbi kërkesën e SPAK për të mbyllur në arrest shtëpie, ish-kryeministrin Sali Berisha do të merret paraditen e së mërkurës. Këtë të martë avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin nga procesi të gjyqtares, Irena Gjoka.

Avokatët dorëzuan prova që sipas tyre, provojnë konfliktin e interesit pasi në ajo është shkarkimuar në shkurt të 1996-ës nga KLD ku kryetar ishte Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Kërkesa e avokatëve të Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloj. Ajo është përcaktuar nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Seanca gjyqësore do të fillojë të mërkurën në orën 11:00. SPAK kërkon që masa ndaj Berishës të ashpërsohet pasi nuk zbatoi masën e parë të detyrimit për t’u paraqitur. SPAK ka kërkuar që Berisha të qëndrojë në arrest në shtëpi nën mbikëqyrje policore. ©LAPSi.al

[caption id="" align="alignnone" width="1156"]Seancë pa probleme në KPK për gjyqtaren e Beratit Rudina Palloj – Reporter.al Gjyqtarja Rudina Palloj[/caption]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI