Flash

Vijon zjarri në qendrën tregtare, skuadrat zjarrfikëse të Tiranës nisen drejt Lushnjes

Lapsi.al 25 December 2023
Vijon zjarri në qendrën tregtare, skuadrat zjarrfikëse të

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.

Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.

Ndërkohë disa persona janë transportuar në spital, me shenja asfiksimi./News 24

Të këshilluara

Protesta e trazira, ç'ndodhi dje në Serbi

Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës për të parandaluar qindra mbështetës të opozitës të hynin në ndërtesën e këshillit të qytetit të kryeqytetit të dielën në ...

10:37

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI