Flash

Riaktivizohet një vatër zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë

Lapsi.al 25 December 2023
Riaktivizohet një vatër zjarri në qendrën tregtare në

5 orë pas përballjes me zjarrin masiv që ra pasditen e së hënës në një qendër tregtare në Lushnjë raportohen për riaktivizim të një vatre në katin e fundit të pallatit.

Gazetarët që ndodhen në vendin e ngjarjes thonë se bëhet fjalë për një vatër që ndoshta ka shpëtuar nga zjarrfikësit që të cilët kaluan nën kontroll të dyja kullat e pallatit ku ndodhej qendra tregtare.

Sipas të njëjtave burime, zjarrfikësit janë rikthyer për të shuar flakët e rindezura sërish. Nga zjarri që ra këtë të hënë në këtë qendër tregtare u lënduan me probleme me frymëmarrjen 42 persona, nga të cilët 2 janë fëmijë. Me probleme me frymëmarrjen u paraqitën në spital edhe 8 punonjës të zjarrfikëses. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarri në Lushnje, ka persona të asfiksuar

Disa persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri në Lushnje. Mësohet se për shkak të tymit të shumtë të krijuar nga zjarri në qendrën tregtare, të asfiksuar ka ...

17:35

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI