Flash

Arti grek në zi/ Ndërron jetë nga covid këngëtari, Vassilis Karras

Lapsi.al 24 December 2023
Arti grek në zi/ Ndërron jetë nga covid këngëtari,

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek, Vassilis Karras. Sipas mediave greke, kohët e fundit ai po përballej me probleme shëndetësore, ndërsa ishte shtruar në reanimacion për shkak të infektimit me koronavirus. Këngëtari ndërroi jetë pasditen e së dielës nga një goditje në tru.

Vasilis Karras lindi në Kavalla ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik. Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Selanik. Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës.

Karrierën profesionale e filloi në Selanik. Suksesi i tij më i madh ishte disku "You Made Me a Tramp", i cili shiti mbi 180 mijë kopje. Ai kishte bërë duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao.

Karras kishte punuar me shumicën prej tyre në programe live. Ai ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe kishte shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë. Ai kishte ardhir disa herë në Shqipëri për të dhënë koncerte në lokale në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI