Flash

Akuza për falsifikim dokumentesh, gjykata lë në burg vëllanë e kryetares së Bashkisë Bulqizë

Lapsi.al 24 December 2023
Akuza për falsifikim dokumentesh, gjykata lë në burg

Është zhvilluar këtë të diel seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tre zyrtarëve të Bashkisë së Bulqizës arrestuar të premten nën akuzat “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pasi është njohur me faktet gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër pas rreth 2 orë seancë, vendosi masën arrest me burg për Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.

Ndërsa për sekretarin e Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar.

Të këshilluara

Dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se shtetasi me inicialet S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, ishte s...

11:48

Paditen Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset thuhet se janë paditur pasi dyshohet se nuk kanë paguar faturat për shtëpinë e tyre të pushimit në Beverly Hills, Kaliforni. Pronari i rez...

10:30

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI