Flash

Ekskluzive/ Dorëhiqet kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro

Lapsi.al 23 December 2023
Ekskluzive/ Dorëhiqet kryebashkiaku i Himarës, Gjergj Goro

Dy ditë pas reagimit të Edi Ramës, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Gjergji Goro, ka dhënë dorëheqjen. Burime të Lapsi.al mësojnë se dorëheqja është depozituar pasditen e djeshme te Prefekti i Vlorës. 

Rama në reagimin e tij tha se “kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit” dhe paralajmëroi “nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”. Ky reagim i kryeministrit kënaqi edhe Athinën zyrtare. Ministri i Jashtëm grek, Gerapetridis e përshëndeti qëndrimin e Ramës si një akt për kapërcimin e tensionit të krijuar pas arrestimit të Belerit.

Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë. Pasi të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata do të vendoset edhe për fatin e Fredi Belerit, nëse do të betohet ose jo si kryebashkiak i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të reja.

Gjergj Goro ngjan të jetë një "kokë turku" e Edi Ramës për të balancuar krizën që ai shkaktoi me Athinën zyrtare pas arrestimit të Fredi Belerit.

Kujtojmë se presioni i Greqisë ndaj Shqipërisë për ta lejuar së paku të betohet si kryebashkiak, arriti kulmin me vendimin e Mitsotakis për të vendosur veto ndaj vijimit të negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Më herët Edi Rama ishte përjashtuar edhe nga një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor që kryeministri i Greqisë kishte thirrur në Athinë.

Aktualisht duket se janë ezauruar të gjitha vendimet e gjykatave shqiptare për të lejuar Belerin të betohet si kryebashkiak i zgjedhur. Ndërkohë që vijon procesi penal ndaj tij për akuzën e blerjes së votave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI