Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Tirana 2024, viti i gjobave/ Veliaj planifikon të vjelë 6 miliard lekë nga qytetarët

Lapsi.al 22 December 2023
Tirana 2024, viti i gjobave/ Veliaj planifikon të vjelë 6 miliard

Grupet e policëve bashkiakë që kërkojnë mjetet e parkuara gabim në rrugicat mes pallateve janë një fenomen i njohur për qytetarët e Tiranës. Në kushtet kur gjetja e një vendi parkimi është shndërruar në luks, duket se situata do të përkeqësohet akoma më shumë për qytetarët. Sepse për vitin 2024, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka parashikuar që të arkëtojë 6 miliard lekë vetëm nga gjobat.

Sipas një llogaritjeje që i ka bërë Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i PL, rezulton se secili prej 200 mijë drejtuesve të mjeteve të ketë të paktën 3 gjoba për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mijë lekë secila. Me pak fjalë, viti 2024 mund të pagëzohet që tani, viti i gjobave.

Statusi i plotë i Blushit

A dini si e ka menduar Erion Veliaj të mbushë arkën e Bashkisë së Tiranës për vitin 2024?

Me gjoba ndaj qytetarëve!

Nuk është propagandë, as politikë. ËSHTË FAKT.

Në projektbuxhetin që ka sjellë për miratim në Këshillin Bashkiak ai parashikon të arkëtojë 6 miliard lekë nga gjobat në vitin 2024.

E thënë ndryshe, 200 mijë drejtues mjetesh në Tiranë, parashikohet të kenë në xhamin e makinës së tyre të paktën 3 gjoba në vit nga

Policia Bashkiake në vlerën 10 mijë lekë të vjetra secila!

Kjo është një "taksë e fshehur" që e kundërshtoj me forcë!

Kjo është një tjetër arsye pse vota ime sot në Këshillin Bashkiak do të jetë KUNDËR këtij buxheti antisocial, sepse jam KUNDËR terrorit të gjobave ndaj qytetarëve!

Të këshilluara

Historia e panjohur/ Kush e shpiku bakllavanë

Historia e bakllavasë është shumë-ngjyrëshe. Janë të shumtë ata kombe që këmbëngulin se janë ata që krijuesit e saj. Megjithatë, besohet gjerësisht, se ishin as...

23:38

Nivel alarmant i ndotjes së ajrit në Shkup

Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të n...

19:24

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI