Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Masakra në Pragë, flet studenti shqiptar

Lapsi.al 22 December 2023
Masakra në Pragë, flet studenti shqiptar

Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në universitetin Charles në Pragë. Një student shqiptar në këtë universitet në Pragë ka folur ditën e sotme se si e mpori vesh ngjarjen. I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova Romario Zoga, e përshkroi si shokuese dhe se nuk gjen fjalë për ta përshkruar.

“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

Të këshilluara

Plan për atentat ndaj Gledis Nanos?

Një informacion ka rënë në dorën e Policisë, lidhur me një grup që kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis...

18:13

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI