Flash

Keke Palmer akuzohet për ab*zim nga ish partneri

Lapsi.al 22 December 2023
Keke Palmer akuzohet për ab*zim nga ish partneri

Ish-partneri i Keke Palmer, Darius Jackson, kërkoi të merrte një urdhër ndalimi kundër aktores, duke pretenduar se ajo ka abuuzuar me të për disa vite.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Page Six, 29-vjeçari pretendoi se  Keke me të cilën ai ndan djalin 9-muajsh Leodis - kishte "abuzuar verbalisht dhe fizikisht" ndaj tij gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. .

Gjatë një incidenti, i cili dyshohet se ndodhi në gusht 2021, Jackson,pohoi se Palmer e "goditi" atë në fytyrë në një festë ditëlindjeje. Ai pretendoi në dokumente se shoqja e saj Lenoria Addison ishte e pranishme dhe "u përpoq të ndalonte" ish-aktoren e Nickelodeon që dyshohet se godiste Jackson.

Në një incident tjetër nga tetori 2021, Jackson pretendoi në dokumentet e gjykatës se alumi "True Jackson, VP" "kapi me dhunë" krahun e tij dhe i kërkoi të qëndronte me të pasi ai u përpoq të shkonte në një restorant aty pranë për të parë një lojë futbolli.

"Ne shkëmbyem një tekst në lidhje me këtë incident dhe unë i dërgova asaj një foto të shenjave që ajo la në krahun tim atë natë," tha ai në dokumente, së bashku me tekstet e supozuara nga Palmer në të cilat ajo tha, "Mbaruam" dhe e quajti atë "fëmijë".

Deklarimi i Darius vjen më shumë se një muaj pasi asaj iu dha një urdhër ndalimi i përkohshëm kundër  tij. Sipas urdhrit, atiti kërkohet të qëndrojë të paktën 100 metra larg nga Palmer dhe Leodis. Aktores së "Alice" iu dha gjithashtu kujdestaria e përkohshme fizike dhe ligjore e foshnjës pa vizitë për Jackson./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vin Diesel akuzohet për sulm se*sual

Ish-asistentja e Vin Diesel, Asta Jonasson, ka ngritur një padi se*suale kundër aktorit të "Fast and the Furious" për një incident të dyshuar që ndodhi në hotel...

15:02

Detaje nga romanca e re e Tom Cruise

Sipas një raporti, Tom Cruise është "jashtëzakonisht i sigurt" për romancën e tij të përfolur me Elsina Khayrova. Aktori i "Top Gun", 61 vjeç, u lidh fillimi...

18:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI