Flash

Qesharake/ Arsyeja se pse PD e Vulës nuk votoi arrestimin e Berishës

Lapsi.al 21 December 2023
Qesharake/ Arsyeja se pse PD e Vulës nuk votoi arrestimin e Berishës

Enkelejd Alibeaj e ka dhënë një votë pro arrestimit të Berishës, por siç duket PD e Vulës ka kuptuar se shfaqja e hapur e aleancës me Ramën ia rrënon fasadën e opozitarizmit. Për këtë arsye, grupi i Bashës nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm në parlament, por ka shpërndarë një njoftim ku thotë se votën pro arrestimit të Berishës nuk e dha sepse e pengoi mosfunksionimi i parlamentit.

"Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha" thuhet në njoftimin e Bashës.

PD e Vulës është pro arrestimit të Berishës. Në Këshillin e Mandateve, Enkelejd Alibeaj mori rolin e protagonistit dhe bashkoi votën me socialistët. Por siç duket në parlament, deputetët e Vulës kanë ngurruar t'i shkojnë deri në fund qëndrimit të përbashkët me Ramën për arrestimin e liderit të opozitës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI