Flash

Kërkesa e SPAK/ Gjykata ka 5 ditë kohë për arrestimin e Berishës

Lapsi.al 21 December 2023
Kërkesa e SPAK/ Gjykata ka 5 ditë kohë për arrestimin e

Prej orës 13:00 të së enjtes kur iu vu në dispozicion vendimi i Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës, SPAK ka dritë jeshile për të kërkuar në Gjykatën e Posaçme ashpërsimin e masës ndaj ish-kryeministrit.

Koha se kur do të depozitohet kërkesa për zëvendësim mase është në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ashtu si edhe lloji i masës së re, nëse do të jetë “arrest në shtëpi”, apo “arrest në burg”.

Referuar procedurës ligjore, pas depozitimit të kërkesës së SPAK në gjykatë kjo e fundit ka 5 ditë kohë për shqyrtimin e saj.

Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësim të masës së sigurisë bëhet po nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, që nuk u zbatua nga ish-kryeministri.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI