Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Plagosja e shqiptarit, policia greke mësyn me kontrolle në burgun Koridhalos

Lapsi.al 21 December 2023
Plagosja e shqiptarit, policia greke mësyn me kontrolle në burgun

Policia greke ka mësyrë në burgun e Koridhalos gjatë paradites, duke ushtruar kontrolle me ndihmën e qenve antidrogë.

Mësohet se janë kontrolluar 39 qeli, mes tyre edhe qeli të personave të dyshuar se kanë aktivitet të kundërligjshëm brenda burgjeve.

Në cilësisë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 3 thika artizanale me gjatësi 16-18 cm në qelitë e një 29-vjeçari dhe 53-vjeçari, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin, sasia prej 7.2 gram kokainë në qelinë e një 28-vjeçari dhe 10 celularë në qeli të ndryshme si edhe karikuesat e tyre.

Nuk bëhet e ditur kombësia e të burgosurve që u janë gjetur sende të jashtëligjshme. Ata pritet që të kenë penalitete deri në 12-16 muaj shtesë dënimi.

Pak ditë më parë, një i dënuar egjiptian goditi me thikë dhe plagosi të dënuarin shqiptar Andrea (Adriatik) Kalemi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI