Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Kuvendi i hoqi imunitetin/ Zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Lapsi.al 21 December 2023
Kuvendi i hoqi imunitetin/ Zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Ditën e shtunë në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.Ky vendim u mor pasditen e kësaj të enjteje në mbledhjen e Kryesisë. Mediat raportojnë se përsa i përket riorganizimit të partisë, u vendos krijimi i 4 rajoneve, të cilët do të drejtohet nga 4 koordinatorë. Sipas të njëjtave burime, do të ftohen në organizim edhe Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë.

Berisha tha në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë tha se “duhet një ripërshtatje e shpejtë. Duhet ta konceptojmë qëndresën tonë si një betejë të atyre që guxojnë”. Duke iu referuar vendimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit, Berisha tha se reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.

"Reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozitë e vërtetë. Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi, është vështirë të ndash diktatorin nga hajduti dhe hajdutin nga diktatori, sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndihet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë, të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve, por problemi më themelor është sepse ai ka arritur t’u konfiskojë votën e lirë shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë”, - tha nder te tjera Berisha.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Berisha është person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani. Ky hap i ri u hodh, pasi sipas SPAK ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje. Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë, që do t’i kërkojnë Gjykatës së Posaçme.  /LAPSI.al

Për më shumë shihni VIDEON më poshtë të përgatitur nga LAPSI VIDEOS

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI