Flash

Protesta e Berishës, Gaz Bardhi fillon të flasë për mendime ndryshe

Lapsi.al 20 December 2023
Protesta e Berishës, Gaz Bardhi fillon të flasë për mendime

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se grupi parlamentar mbështet çdo protestë ndaj Edi Ramës, ndërsa tregoi pse mungoi në protestën e së hënës.

“Grupi parlamentar mbështet çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës. Nuk kam qenë në protestë. Kam qenë sigurisht në kryesinë e Kuvendit duke ndjekur mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Unë dhe zt.Berisha mund të ndajmë mendime të ndryshme për shumë çështje. Kjo nuk është pas përçarje dhe as konflikt.

Jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës dhe do ta shtrimë bashkimin e gjithë spektrit të opozitës edhe në segmente të tjera jashtë jetës parlamentare. Secili brenda grupit parlamentar ka vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Nuk e kemi ndërtuar akoma skenarin. Atë ditë ka një seancë plenare dhe ne duhet të jemi aty sigurisht nëse na lejojnë. Ne do të kemi pjesën tonë brenda sallës së seancave plenare”, tha ai.

Lexo më tej: Berisha paralajmëron protestë para SPAK 

Sa i përket protestës së 27 dhjetorit, Bardhi dha këtë koment:

“Nuk kemi diskutuar në grupin parlamentar. Besoj do të kemi mundësi ta diskutojmë në mbledhjen e grupit. Çfarëdo lloj gjëje që të vendosë Gjykata, çështja e Partisë Demokratike, dhe bashkimi i Partisë Demokratike mbetet çështje vullneti dhe mbi të gjitha çështje e anëtarëve të Partisë Demokratike. Zgjidhja e konfliktit nuk zgjidhet me vendime gjykatash, do të zgjidhet me vullnet. Deri tani i ka munguar kolegut Basha ky vullnet". 

Të këshilluara

Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. “Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në incenerat...

14:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI