Flash

Haris reagon për herë të parë pas ndarjes nga Amadea

Lapsi.al 20 December 2023
Haris reagon për herë të parë pas ndarjes nga Amadea

Haris ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Amadea. Teksa kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin "Rudina" , Harris bëri një deklaratë ku tregoi anën e tij të historisë.

"Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di se çfarë ka ndodhur në atë situatë. Për vete dhe për fansat e di ishim mirë, por unë s’dua të flas për të shumë sepse unë e di se çfarë ka ndodhur. Çfarë po thotë ajo nuk është e vërtetë. Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën, pasi unë kam pasur probleme këtu në Angli", u shpreh Haris.

Ai vijoi: " Kam pasur punë dhe nuk kam pasur kohë të vi në Shqipëri. Nuk munda të shkoj në Paris se kam patur shumë gjëra për të bërë dhe i thashë që për ta bërë lidhjen e fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Unë i kam thënë që nuk kam kohë 100% të ta jap dhe e ka marrë për gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram nuk i jam përgjigjur sepse nuk ka ndodhur asgjë".

Ndërkohë edhe Amadea ka reaguar duke thënë: "Sa qesharak janë disa njerëz shumë “busy” për kohë për lëpirje. Upsss."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Amanda Bynes rikthehet në podcast

Një ditë pasi vendosi podcast-in e saj në pauzë për mungesën e të ftuarve të listës A, Amanda Bynes konfirmoi episodin e dytë të emisionit të saj. "Ne do të ...

19:17

Jonathan Majors dënohet për sulm dhe ngacmim

Jonathan Majors u dënua për s*lm dhe ngacmim në një vendim të ndarë të hënën pas një incidenti në mars me të dashurën e tij të atëhershme, Grace Jabbari, brenda...

18:46

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI