Flash

Si po i përgjigjet Rama protestave të opozitës për hetim parlamentar

Lapsi.al 19 December 2023
Si po i përgjigjet Rama protestave të opozitës për hetim

Gënjeshtra ishte reagimi i i parë që mazhoranca pati ndaj kërkesave të opozitës për hetim parlamentar. Komisionet hetimore që u kërkuan kishin të bënin me çështje të ndjeshme për opinionin publik si kontrata me arabin Alabaar për ndërtimet në Durrës, si hetimi për kostot e udhëtimeve të Edi Ramës me charter, si marrëdhënia okulte që kryeministri ndërtoi me ish-shefin e FBI-së, Charles McGonigal etj.

Në fillim socialistët pretendonin se hetimet parlamentare mund të dëmtonin hetimet e SPAK, një argument që u rrëzua nga kreu i institucionit, Altin Dumani. Përkundrazi, sipas tij, prokurorët e SPAK i ndiqnin me vëmëndje punimet e komisioneve parlamentare.

Prandaj kur opozita i ashpërsoi protestat, kur seancat parlamentare u bë e pamundur të menaxhoheshin, nuk kishte mbetur më arsyetim. zgjidhja nuk ishte as toleranca, as negociimi për komisionet parlamentare. Përkundrazi, socialistët e drejtuar nga Rama kanë shtuar shtypjen ndaj opozitës.

Kjo po bëhet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore dhe duke ndryshuar rregulloren e kuvendit.

Lexo edhe: Degradimi i parlamentit/ Si po “noterizohen” ligjet në pak minuta në kuvend

Lexo edhe:Në parlament po dhunohet opozita

Lexo edhe: Parlamenti në flakë miraton buxhetin. Nuk dihet sa deputetë votuan

Rregullorja e re për kuvendin u ndryshua për herë të parë pa konsensus me opozitën. Në të janë ashpërsuar ndëshkimet për deputetët që protestojnë.

Përjashtimet për deputetët e opozitës do të shkojnë deri në 30 ditë apo 60 ditë në varësi të mënyrës së si protestohet.

Kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj gardistëve apo ndaj kolegëve dhe kur dëmton orenditë dhe pajisjet në kuvend do të dënohet me 30 ditë përjashtim.

Nëse deputeti shpërthen flakadanë apo hedh bojëra dhe materiale të tjera, veprime që mund të parashikohen nga Kodi Penal dënimi është 60 ditë përjashtim.

Praktikisht rregullorja e re i jep fund protestës së opozitës.

Në anën tjetër, Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. "Të shqetësuar" se parlamenti mund të ngarkohet me hetime për çështje të kota, deputetët socialistë kujtuan komisionin "Veshi", një komision hetimor që u ngrit në bazë të një incidenti, ku mori pjesë Edi Rama kur ishte në opozitë.

Në draftin që kaluan socialistët përcaktohen më qartë "çështjet e caktuara" për të cilat mund të ngrihet një komision hetimor. Por nocionet në ligj lënë hapësira interpretimi. Propozimet e opozitës janë të destinuara të rrëzohen. Interesant në propozim ishte kujdesi i deputetëve të PS, që hetimi parlamentar të mos cënojë "moralin shoqëror".

Kuptohet se ndryshimet ligjore po bëhen për t'i dhënë fund protestës së opozitës. Seancat parlamentare muajt e fundit nuk zgjasin më shumë se 15 minuta. Skandal ishte seanca kur u votua buxheti për vitin 2024. Në një situatë kaosi, nën tymin e flakadanëve, deputetët nuk kuptuan asgjë se çfarë votuan. Në një nga seancat në parlament, një karrige e kuvendit mori flakë. Pamjet u transmetuan nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që raportuan për kërkesat e opozitës. Imazhi që Rama ka ngritur tek të huajt si një lider modern u cënua, ndaj për të mos pasur pasoja të mëtejshme, kryeministri ka vendosur ta shtypë protestën e opozitës me forcën e rregullave që i shkruan dhe i miraton vetë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI