Flash

"Kishin gjithçka"/ Arsyet pse u larguan VIP-at nga burgu i Durrësit

Lapsi.al 19 December 2023
"Kishin gjithçka"/ Arsyet pse u larguan VIP-at nga burgu i

Të burgosurit “VIP” të cilët ishin vendosur në burgun e Durrësit u transferuan këtë të martë në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish-kryetarin e bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Alfred Beleri, ish-prokurorin Xhevahir Lita si dhe ish-drejtorin e forcave Operacionale Oltion Bistri. Korrespondentja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi zbuloi në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin”, arsyet e këtij transferimi.

"Kemi të bëjmë me një zhvendosje për shkak të trajtimit preferencial të të burgosurve “VIP”, burime të miat më kanë konfirmua se këta të burgosur kishin gjithçka tjetër veç lirisë. Ata kishin një palestër brenda një burgu, kishin ushqimin që kërkonin.

Kishin njerëzit e tyre. Ma kanë konfirmuar burime të miat brenda burgut. ka të bëjë edhe me mënyrën se si këta trajtoheshin brenda ambienteve të burgut të Durrësit, ata kishin të gjitha kushtet. 

Burgu i Durrësit i ka me rregullore të shkruar se për çdo të burgosur lejohen vetëm tre vizita në javë, ndërsa për këta të burgosur futen e dalin qindra vizitorë gjatë javës dhe me dhjetëra gjatë ditës. Duke marrë parasysh situatën kaotike në burgun e Durrësit u mor edhe vendimi për tranferimin e këtyre të burgosurve”, - tha gazetarja. Transferimi nga burgu i Durrësit u bë me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës. Mësohet se dy motoçikleta janë përplasur me ...

18:46

Edhe Gaz Bardhi sulmon SPAK-un

Deri dje Gazment Bardhi ka mbajtur distancë nga akuzat e Berishës kundër SPAK, por pasi ka parë se prokurori Arben Kraja kërkoi autorizim për arrestimin e lider...

16:17

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI