Flash

Edhe Gaz Bardhi sulmon SPAK-un

Lapsi.al 19 December 2023
Edhe Gaz Bardhi sulmon SPAK-un

Deri dje Gazment Bardhi ka mbajtur distancë nga akuzat e Berishës kundër SPAK, por pasi ka parë se prokurori Arben Kraja kërkoi autorizim për arrestimin e liderit të opozitës dhe për këtë nuk paraqiti asnjë prove, kreu i grupit parlamentar të PD ka ndryshuar qëndrim.

Bardhi tha se SPAK po përdor standarte të dyfishta në hetimin e deputetëve.

“Ne nuk jemi jashtë realitetit, në të gjitha diskutimet tona kemi analizuar dhe veprimtarinë e djeshme të këshillit të mandateve. Shpreh keqardhjen për standardet e dyfishta që ndjekin kolegët e mazhorancës, kur bëhet fjalë për deputetët e mazhorancës ka efekt imuniteti, kurse kur bëhet fjalë për deputetë të opozitës nuk ka rëndësi çfarë shkruan kushtetuta, por mjafton vullneti politik i Edi Ramës.

Në gjykimin tonë, gjykuar dhe në praktikë që ky kuvend ka ndjekur në rastet e mëparshme, ndalimi për të lëvizur jashtë vendit dhe paraqitja, duhet të autorizohet nga kuvendi. Kjo jo vetëm që ka ndodhur, por dje në mbledhjen e Këshillit është marrë një vendim i parregullt.

Dosja e ardhur në Kuvend nuk ka asnjë provë, dhe për ne është e papranueshme. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të Kushtetutës, dhe ai autoritet është jep apo nuk jep autoritet për heqjen e imunitetit. Dokumentacioni i plotë për Berishën mungon.

I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, asnjë akt që nuk bazohet në ligj nuk i shërben interesit publik dhe as forcimit të besimit të prokurorisë te njerëzit”, tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI