Flash

Me votat e Ramës dhe "Alibashës", miratohet kërkesa për t'i hequr imunitetin Sali Berishës

Lapsi.al 18 December 2023
Me votat e Ramës dhe "Alibashës", miratohet kërkesa

Këshilli i Mandateve ka miratuar unanimisht sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Kërkesa e SPAK u miratua nga anëtarët e pranishëm në mbledhje me 6 vota pro dhe asnjë kundër. 5 vota ishin të deputetëve të PS dhe 1 ishte vota Enkelejd Alibeaj.

Nuk është se pritej ndonjë gjë ndryshe, PS mezi e kishte pritur këtë moment për t'i hapur rrugë arrestimit të Berishës. Po kështu edhe kundërshtarët e tij brenda PD-së, në këtë rast grupimi i Lulzim Bashës, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, të cilin shpesh Berisha i është referuar si "Alibasha".

Raporti i Këshillit të Mandateve do t'i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim në seancën e 21 dhjetorit, si rend i parë i ditës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI