Flash

"Ku shkuan paratë e inceneratorëve?"/ Mirel Mërtiri del në TV, por u shmanget pyetjeve

Lapsi.al 18 December 2023
"Ku shkuan paratë e inceneratorëve?"/ Mirel Mërtiri del

Mirel Mërtiri doli në TV, por iu shmang vazhdimisht pyetjeve direkte të Çim Pekës dhe të ftuarve Belind Këlliçi dhe Enton Abilekaj. I pyetur direkt se ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve, Mërtiri tha se janë investuar më shumë se sa parashikonte kontrata. 

"Më bëre një pyetje që kërkon gjashtë përgjigje. Impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan, nga shoqëria janë investuar 22.6 milionë euro. Këto i gjen nga ekspertë vlerësues të SPAK. Kalojmë te impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier.

Ka një raport vlerësimi tekniko-ekonomik, i kërkuar gjatë gjykimit të çështjes, ku thuhet: në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, vlera sipas kontratës në euro 32 milionë euro. Vlera sipas realizimit në euro, 35 milionë euro. Më tepër investime të kryera sesa lekë të marra" - tha Mërtiri.

I pyetur për inceneratorin e Tiranës, Mërtiri tha: "Ne po flasim për çështje që janë në hetim. SPAK më akuzon jo si pronar, por si pronar de facto të inceneratorit të Tiranës. A e dini ju se në legjislacionin shqiptar, çfarë është fjala pronar de facto?"

I pyetur se kush e ka firmosur kontratën e tij si përfaqësues i kompanisë Geogenix, ai refuzoi të përgjigjej me emra konkretë. "Nuk do përmendim emra sonte, por më duket se ju po e kërkoni sot me ngulm. Unë nuk dal dot nga vetja" - u shmang Mirel Mërtiri.

/lapsi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI