Flash

Arrestimi i Berishës/ Deputeti i Vulës bashkon votën me Partinë Socialiste

Lapsi.al 18 December 2023
Arrestimi i Berishës/ Deputeti i Vulës bashkon votën me

Enkelejd Alibeaj është i vetmi deputet i opozitës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet dhënia e autorizimit për SPAK që kërkon arrestimin e Sali Berishës. Gjatë mbledhjes, avokati i Berishës kërkoi pezullimin e procedurave me arsyetimin se çështja është marrë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, por socialistët e hodhën poshtë.

Mbi këtë çështje, kërkoi fjalën edhe Enkelejd Alibeaj që mbështeti logjikën e socialistëve dhe e konsideroi të padrejtë arsyetimin e avokatit të Berishës. Ndaj votën e tij, deputeti i Vulës e bashkoi me atë të socialistëve që vazhduan procedurat. Deri tani partia e Vulës nuk ka pasur një qëndrim të qartë nëse është pro apo kundër arrestimit të Berishës, ndërsa vota e Alibeajt në këtë moment e afron akoma më tej Lulzim Bashën me partinë në pushtet.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI