Flash

Del rezultati i zgjedhjeve në Serbi, nuk mungojnë surprizat

Lapsi.al 17 December 2023
Del rezultati i zgjedhjeve në Serbi, nuk mungojnë surprizat

Serbia mbajti zgjedhjet e përgjithshme këtë të diel dhe ato lokale për disa qytete. Sipas vlerësimeve të publikuara, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e zgjedhjeve parlamentare ishte 55.9%. Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54.6%. Në Beograd deri në orën 19.00 pjesëmarrja ishte 54,3% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8%.

Përsa u përket rezultateve paraprake duket se surprizat janë të pakta, për momentin. Partia e presidentit Aleksandër Vuçiç ka marrë 46.6% të votave e përkthyer në 129 mandate në parlamentin me 250 vende duke mbetur ende në pushtet.

Në vend të dytë u rendit koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” i formuar pak muaj më parë pas ngjarje të rënda me disa viktima dhe që shkaktoi protesta masive në kryeqytet. Ky koalicion numëron për momentin 23.1% ose 63 mandate në parlament. E treta është renditur partia e Ivica Daçiç.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka siguruar një mandat në parlament edhe koalicioni “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” e Shaip Kamberit.

“Jemi shumë afër sigurimit të një mandati, por kjo nuk përcaktohet vetëm nga votat që marrim, por nga dalja e përgjithshme në votime. Nga fakti se a do të digjet ndonjë listë e partive qendrore të cilat s’arrijnë të marrin 3% të votave të domosdoshme, sa është kuota ajo që ligji e përcakton si pragu natyror për një mandat”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

Me interes pritet rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Beogradit. Opozita është shprehur se Vuçiç do ta humbë kryeqytetin, por nga kampi qeveritar i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke shpallur fitoren. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohen tre makina në Dibër

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre makina. Sipas policisë shtetasi H.K., du...

18:19

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI