Flash

Ku shkuan paratë e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri thyen për herë të parë heshtjen

Lapsi.al 17 December 2023
Ku shkuan paratë e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri thyen për
I akuzuar si një nga personat kryesorë të aferës më të madhe korruptive në Shqipëri, asaj të inceneratorëve, Mirel Mërtiri ka vendosur të thyejë heshtjen. I kërkuari i drejtësisë ka vendosur të flasë për herë të parë në media për të gjitha akuzat që i janë bërë ndër vite për këtë aferë. Intervista e tij do të transmetohet mbrëmjen e së hënës në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Mirel Mërtiri ka premtuar se do të shpjegojë aferën korruptive për të cilën akuzohet dhe faktin se ku kanë përfunduar parët e inceneratorëve. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë dy biznesmenët e shpallur në kërkim për këtë çështje. Mërtiri është ndaluar në Austri, por atje ka hapur një proces gjyqësor ku po godet ekstradimin në Shqipëri me pretendimin e një azili politik. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)

Afera e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri thyen heshtjen, flet në ‘Çim Peka LIVE’

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI