Flash

Fitoi edhe Beogradin, Vuçiç: Jam shumë i kënaqur

Lapsi.al 17 December 2023
Fitoi edhe Beogradin, Vuçiç: Jam shumë i kënaqur

Partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet e kësaj të diele. Ajo fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme duke marrë numrin më të madh të vendeve në parlament. (LEXO KETU) Opozita shpresonte, por duket se nuk mundi të merrte as Beogradin që e kishte shpallur si synim të saj.

Sipas të dhënave paraprake, partia e Vuçiç ka marrë 38.2% të votave për Beogradin i ndjekur nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” me 35.1% të votave. Menjëherë pas daljes së rezultateve, Vuçiç iu drejtua qytetarëve me një fjalim live në TV.

“Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë shumicë absolute në parlament", - tha ai i kënaqur duke u shoqëruar nga duartrokitje të gjata. “Deri më tani, nuk kemi gjetur asnjë qendër votimi në Serbi ku kemi marrë më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme. Pra, në të gjitha qendrat e votimit mbështetja po rritet mesatarisht me 10% në krahasim me atë që kishim një vit më parë” - theksoi presidenti serb.

Sipas vlerësimeve të publikuara, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e zgjedhjeve parlamentare ishte 55.9%. Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54.6%. Në Beograd deri në orën 19.00 pjesëmarrja ishte 54,3% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8%.©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksidentohen tre makina në Dibër

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre makina. Sipas policisë shtetasi H.K., du...

18:19

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI