Flash

Dëbora në juglindje, disa fshatra pa energji elektrike

Lapsi.al 16 December 2023
Dëbora në juglindje, disa fshatra pa energji elektrike

Zonat malore të juglindjes janë zgjuar sot me dëborë.

Në Dardhë të Korçës trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Qarr 30 cm dhe 5 cm në aksin Korçë-Kapshticsë.

Aktualisht të gjitha akset janë të hapura, ndërsa në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.

Edhe në veri ka pasur reshje të dendura dëbore me stuhi gjatë natës. Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Dëbora arrin në trashësinë deri në 60 cm.

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Të këshilluara

Ndalohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Serbët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por në Kosovë ato nuk do të lejohen, njësoj siç ndalohet që nga sot edhe përdorimi i targav...

08:54

Moti i keq, disa zona pa energji në Shkodër

Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Për shkak të erërave të forta ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne zonat e Vau ...

12:33

Analiza/ Ukraina nuk ka më para

Ka një problem, por jo dhe jo dhe aq të vogël, për të cilin Volodymyr Zelensky tani duhet të gjejë një zgjidhje. Sepse nëse bashkojmë lajmet e javëve të fundit,...

23:13

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI