Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Merret peng një 21-vjeçar në Fier, pranga 2 autorëve dhe një polici

Lapsi.al 15 December 2023
Merret peng një 21-vjeçar në Fier, pranga 2 autorëve dhe

Policia e Fierit njofton se pas njoftimit të marrë nga një person se i kishin marrë me forcë vëllain e tij, 21 vjeç dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan operacionin policor të koduar "Ferras". Në pranga u vu Kejvi Brahimllari, 26 vjeç dhe Elisiano Abazaj, 25 vjeç, të dy banues në Fier. Policia thotë se po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër.

Ata akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja me dhunë" të kryera në bashkëpunim. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras të Fierit. Për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, autorët kanë ndaluar automjetin me të cilin ai po udhëtonte dhe e kanë dhunuar atë duke e marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë Gestian Ymeraj, 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë. Efektivi u arrestua në flagrancë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Policia thotë se u sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. /LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza/ Ukraina nuk ka më para

Ka një problem, por jo dhe jo dhe aq të vogël, për të cilin Volodymyr Zelensky tani duhet të gjejë një zgjidhje. Sepse nëse bashkojmë lajmet e javëve të fundit,...

23:13

Lëvizje në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime në radhët e uniformave blu. Mësohet se Altin Lila nga shef i komisa...

21:04

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI