Flash

Manja nga burgu i Peqinit del me garanci për familjarët e gardistëve dhe të burgosurve

Lapsi.al 15 December 2023
Manja nga burgu i Peqinit del me garanci për familjarët e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjaca qëlloi për vdekje Arben Lleshin në qelinë e këtij të fundit dhe nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqa, i cili ishte në të njëjtën qeli me viktimën.

Ministrja Manja garantoi familjarët e të dënuarve në Peqin dhe në të gjithë burgjet e vendit, se situata është në kontroll dhe se autori i është dorëzuar drejtësisë.

Lexo më tej: Vrasje në burgun e Peqinit/ Ekzekutohet i burgosuri me pistoletë brenda në qeli 

Ai po ashtu tha se asnjë prej anëtarëve të stafit të burgut nuk i cënuar jeta gjatë kësaj ngjarjeje të rëndë, e sa i përket detajeve të tjera, ai tha se duhet të presim hetimet që janë marrë në dorë nga Prokuroria e Elbasanit.

“Dua të garantoj familjarët e të dënuarve, që situata është në kontroll. Autori i kësaj ngjarjeje, është një i dënuar me burgim ë përjetshëm, që po vuante dënimin këtë dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtësisë.

Autori është vënë i gatshëm institucioneve të drejtësisë. Ngjarja është e rëndë, por për asnjë moment nuk ka pasur cënim të jetës së stafeve tona.

Për detaje të tjera duhet të presim rezultat e hetimit.

Për dinamikën e ngjarjes, është çështje që i përket hetimit dhe unë nuk dua të cënoj asnjë element të hetimit.

Pasi të merret në pyetje autori, do të ketë nj deklaratë për shtyp, për aq sa lejon hetimi” tha ndër të tjera Manja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ndërsa për...

17:46

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI