Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Dy të plagosur në Tiranë

Lapsi.al 15 December 2023
Dy të plagosur në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se një 16-vjeçar pas një sherri ka plagosur me thikë dy 18-vjeçarët me inicialet A. M., dhe E. M. Të dy ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën ‘Asim Vokshi’, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën ‘Asim Vokshi’, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ndërsa për...

17:46

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI