Flash

Përplasen dy makina në rrugën Shkodër-Gur i Zi, raportohet për një të plagosur

Lapsi.al 14 December 2023
Përplasen dy makina në rrugën Shkodër-Gur i Zi, raportohet

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Gur i Zi. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti një grua ka mbetur e plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë njëri prej automjeteve të përfshirë në këtë aksident rrugor është përfshirë në flakë. Personat që ndodheshin brenda kanë arritur që të dalin me shpejtësi duke i shpëtuar zjarrit që përfshiu makinën. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje mbërritën efektivët e repartit zjarrfikës të Shkodrës duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në makinën e cila u dogj nga ky aksident rrugor.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat e policisë të cilët nisën menjëherë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga burimet në vendngjarje mësohet se aksidenti ka ardhur si shkak i mosrespektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Njëra prej makinave ka qene me shpejtësi tej normave të lejuara.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI