Flash

Dënohet me 4 vite burg Charles McGonigal

Lapsi.al 14 December 2023
Dënohet me 4 vite burg Charles McGonigal

Një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë me një oligark rus. Charles McGonigal, një ish-drejtues i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u deklarua fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij. Avokatët e McGonigal nuk kishin kërkuar burgim, por gjykatësja u shpreh ashpër ndaj ish-drejtorit të FBI-së.

“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi” - i tha McGonigal gjykatësit përpara shqiptimit të dënimit.

Gjykatësja Jennifer Rearden bëri vlerësime për “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaska, të cilin SHBA e sanksionoi për mundësimin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.

“Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione” - tha Rearden përpara se të vendoste dënimin me 50 muaj. Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me 5 vjet burg pasi e akuzuan atë për abuzim duke punuar fshehurazi me Deripaskën.

McGonigal iu tha të dorëzohej tek autoritetet më 26 shkurt për të nisur dënimin e tij me burg. McGonigal ka edhe një proces tjetër në Uashington për lidhjet e lij me Shqipërinë dhe për marrjen e mijëra dollarëve të cilat nuk i deklaroi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

Duçka tregon “McGonigal”/ A është Edi Rama nën hetimin e SPAK?

Të këshilluara

Atentati në "Don Bosko", identifikohet autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 m...

17:53

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., ësht...

16:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI